Hazard: Për mua, më mirë filozofia e Sarrit se sa e Mourinhos

E publikuar: 13/02/2019 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Chelseat, Eden Hazard mendon se filozofia e Maurizio Sarrit i përshtatet më shumë atij se sa ajo e ish-trajnerit, Jose Mourinhos.

Hazard thotë se ka mbajtur marrëdhënie të mirë me Mourinhon që nga largimi i tij nga klubi në vitin 2015, dhe shpreson që të punojë sërish me të.

Ai ka për faqen zyrtare të klubit, ku Hazard e pranoi se ai është përshtatet më mirë në futbollin sulmues të Sarrit.

“Të gjithë menaxherët që kam luajtur nën të më kanë dhënë diçka”.

“Që kur fillova me Claude Puel në Lille, tani me Maurizio Sarrin”.

“Ata të gjithë e shohin futbollin në mënyra të ndryshme, prandaj unë jam lojtari që jam, të gjithë më kanë dhënë këshilla të rëndësishme”.

“Jose Mourinho ishte i veçantë, por mënyra se si Sarri dhe Rudi Garcia [ish trajneri i Lille-s] duan të luajnë, janë më shumë si filozofia ime e lojës, por të gjithë më kanë dhënë shumë”, deklaroi lojtari. /Telegrafi/