Hazard nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea

E publikuar: 17/06/2017 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli belg nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.

Eden Hazard iu jep fund spekulimeve se do të transferohet te Real Madridi këtë verë, duke insistuar se do të jetë pjesë e Chelseat edhe sezonin tjetër.

“Shpresoj që edhe viti i ardhshëm të jetë i njëjtë si ai i shkuari, të shpallemi kampionë dhe unë të zgjidhem Futbollist i Vitit në Premier Ligë”, ka deklaruar belgu.

“Nuk mendoj të largohem pasi që jam shumë i lumtur këtu”.

Hazard është aktualisht i lënduar dhe do të humbasë fillimin e sezonit.