Haxhiu: Të marrin mbrojtje viktimat e dhunës në familje

E publikuar: 18/05/2020 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë një diskutimi online me përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje, është njoftuar në lidhje me punën dhe sfidat e strehimoreve dhe shërbimeve që ofrojnë për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe fëmijët pa përkujdesje.

Haxhiu në Facebook se ministria që ajo udhëheq do të angazhohet që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojtje.

“Ministria që unë udhëheq do të angazhohet në vazhdimësi bashkërisht me akterët tjerë relevantë që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojte dhe që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet e merituara në mënyrë që kjo situatë mos të përsëritet në shoqërinë tonë”, ka shhkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Sot, kam zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave ditore që ofrojnë shërbimet për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Gjatë këtij bashkëbisedimi u njoftova për së afërmi me punën e strehimoreve dhe shërbimet e ofruara, sfidat e punës dhe problemet me të cilat ballafaqohen për çdo ditë.

Mekanizimi koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje, ka qenë i fokusuar tek koordinimi ndërinstitucional me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, tek krijimi i kushteve adekuate për strehimin e rasteve të reja të dhunës në familje në kohe pandemie, në një hapësirë alternative e cila mbulon kërkesat e rasteve të reja për strehim adekuat, dhe njëkohësisht nuk rrezikojmë rastet e strehuara tani në strehimore në nivel vendi t’i ekspozohen infektimit, si dhe njëkohësisht mbrohet edhe stafi i strehimoreve.

Ministria që unë udhëheq do të angazhohet në vazhdimësi bashkërisht me akterët tjerë relevant që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojte dhe që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet e merituara në mënyrë që kjo situatë mos të përsëritet në shoqërinë tonë.