Haxhiu: Isa Mustafa po na bjen shtet policor (Video)

E publikuar: 09/10/2015 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Po të kishte funksionue Gjykata si duhet, këta kriminela kishin me qenë në burg, e jo në Qeveri”, tha deputetja e Levizjes Vetevendosje Albulena Haxhiu, n’Rrokum Roll.

“Na kemi argumente se qeveritarët janë kriminela, vetëm për Isa Mustafën janë 70 dosje”, tha ajo.

Për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, zoja Haxhiu tha se opozita i ka me të drejtë këto veprime, sepse njajtë ka ndodh edhe në Bosne-Hercegovine, ka qenë marrëveshje nderkombëtare, e mbas katër vjeteve u ba Republika SRPSKA. E sot nderkombëtarët po thonë se Bosna asht nji shtet jofunksional, thote Haxhiu.

“Në qoftë se sot nuk heket ‘Zajednica’, ndoshta heket nesër, por jo me mjete demokratike, vetëm me luftë”, ka thanë Haxhiu.

Albulena Haxhiu tha se Opozita nuk ka me u zbraps, nuk ka me pasë ‘Zajednicë’ në Kosovë, nuk ka me ju falë kërkujt territori i Kosovës.

———————————————————-

Policia e kërkon Albulenën… e Albulena n’Rrokum.

E ftueme në emisionin Rrokum Roll asht deputetja Albulena Haxhiu.

“Asht e vërtete qe rreth ores  gjashte, policia e Kosovës i ka bastise zyret e VV’s. Po shihet hapun qe keto jane hapat e pare drejt instalimit te shtetit policor, dhe keto po i bajne per me mbrojte ‘Zajednicen’.
Keto jane veprime te zotit Mustafa, dhe Skender Hysenit”.

“E kam marre nji SMS nga departamenti i krimeve te randa”, tha Haxhiu ne pyetjen se a e din qe asht e kerkueme nga policia.