Haraqija i përgjigjet Boiken Abazit: Me pas guxu, i kishte organizu protestat në Tiranë

E publikuar: 01/02/2020 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Kulturës nga rradhët e LDK-së, Astrit Haraqija i është kundërpërgjigjur zyrtarit të VV-së, Boiken Abazi i cili më herët gjatë ditës tha se nëse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk zgjidhet kryeministër, partia e tij me anë të protestave do ta rrezojë çfarëdo qeverie tjetër që vije në Kosovë.

Haraqija përmes një postimi në Facebook, e ka rekomanduar Abazin t’i shiqojë punët në Shqipëri, qendrën e VV-së ku aktualisht qëndron ai.

Madje, sipas Haraqisë, po të kishte guxim Abazi, do t’i organizonte protestat në Tiranë.

Postimi i plotë i Astrit Haraqisë në Facebook:

Kish qene mire ky “debatiki” i VV-se (Boiken Abazi) me I keqyre pak punte në vendin e tij.
Me pas guxu dhe me pas nje pike ndergjegje, ky i kishte organizu protestat në Tirane, atje ku jeton e ndoshta edhe I pagun taksat.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse vitii 2020 do jetë viti i qeverisë së ndryshimeve të qeverisë Kurti 1, apo viti ku do i shtyjë qytetarët të organizojnë protesta masive që do rrëzojnë çdo lloj qeverie të pushtetit të vjetër”.