Haradinaj: S’kam asgjë personale me zotin Veseli, takimi ishte ndërmjet kryetarëve të partive politike

E publikuar: 08/02/2016 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Haradinaj:S’kam asgjë personale me zotin Veseli, takimi ishte ndërmjet kryetarëve të partive politike.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sqaruar se përse nuk e lejoj Kadri Veselin të jetë i pranishëm në takimin e liderëve me Atifete Jahjagën.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të lëshuar për medie.“Takimi ka qenë i thirrur për kryetarët e partive politike parlamentare dhe jo i një formati më të gjerë. Presidentja ka mundur ta kishte caktuar një tjetër format të takimit dhe unë skisha pas asnjë problem. Por ndryshimi i formatit në minutat e fundit, nuk është serioz. Kjo ka qenë vërejtja ime, jo se kam pasur diçka personale me zotin Veseli. RH:, ka sqaruar Ramush Haradina.