Haradinaj tregon se çka do të diskutojë delegacioni kosovar nesër në Bruksel

E publikuar: 17/07/2018 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se nesër krerët e institucioneve do të udhëtojnë në Bruksel për t’u takuar me krerët e Bashkimit Evropian.
Ai tha se në takimin e nesërm janë tri tema që do të diskutohen; marrëdhëniet kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, liberalizimi i vizave dhe dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Ndërsa sa i përket opozitës, Haradinaj ka thënë që në këtë takim është dashur të jetë pjesëmarrëse edhe ata.

“Nuk mund të gëzohemi dhe të mendojmë që është kryer puna pra duhet të jemi të kujdesshëm dhe serioz pasi është shumë e rëndë për Kosovën nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave”.

Haradinaj ka ripërsëritur se nuk e sheh veten pjesë të dialogut duke thënë se dikush duhet t’i kryej punët e shtëpisë.