Haradinaj: Do t’i kryejmë detyrat, ose do të shkojmë në shtëpi

E publikuar: 17/10/2017 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi zgjedhor në Rahovec, tha se deri më tani Kosovës i ka munguar “infrastruktura njerëzore”. Ai garantoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë korrupsion, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

Haradinaj ka thënë do t’i kryejnë detyrat me seriozitet për vendin, ndryshe do të shkojnë në shtëpi.

“Unë po punoj në çdo sekondë, në çdo minutë dhe çdo orë me e zbatuar qeverisjen për Kosovën, sepse po ndodhi ajo që është paraparë që është e shkruar në Kushtetutë, në ligje, në detyra të kryetarit të qeverisë, në detyra të kryetarit të komunës, besoni që ky vend mundet me u bërë i zhvilluar dhe me qenë i pasur. Besoni se në këtë vend mundemi me mbetur pa njerëz që na duhen për punë, pra mundet me u zhdukur papunësia në Kosovë, jo me pasur aq sa e kemi sot.