Haradinaj takohet me ambasadorin norvegjez, e njofton për proceset politike në vend

E publikuar: 10/09/2019 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pasë sot një takim mirëpritës me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Eric Grondahl.

Haradinaj tha se Norvegjia ishte ndër të parat që u rreshtua përkrah shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë në mbështetje të fuqishme të vendit në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Në takim mikpritës me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Eric Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë, ia konfirmova vullnetin tonë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona”.

“E njoftova ambasadorin e ri me proceset aktuale politike në vend, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e gjashtë tetorit, etapë gjatë së cilës Kosova po dëshmon maturi dhe pjekuri politike”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.