Haradinaj: Sot kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci për lirinë e Kosovës

E publikuar: 18/07/2019 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në ditën e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec ka kujtuar dëshmorët e kësaj ane.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi sakrificën e të gjithë dëshmorëve që ranë për liri.

Postimi i plotë:

Me përulje dhe nderim, kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci me rrethinë në Epopenë e Korrikut 1998. Shteti ynë është i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë. Lavdi e përjetshme. RH