Haradinaj s’heq dorë nga “Raporti Bulliqi”

E publikuar: 22/02/2018 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se çka ka pasur ndërmend të flasë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai në orët e vona të mbrëmjes ka paraqitur në Facebook fjalën të cilën thotë se kishte planifikuar ta mbante në seancën e cila dështoi që të mbahet paradite, ani pse ka pasur një takim në mes të partive politike pas së cilit u raportua se ka ujdi për ta ratifikuar marrëveshjen.

Ndër pikat Haradinaj ka përmendur edhe “Raportin Bulliqi”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

Të dashur qytetarë!

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kjo ishte fjala ime e planifikuar:

• Të nderuar deputet në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.

• Ky Ligj ka 4 nene dhe poashtu përmbanë:

• Dokumentacionin zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe,

• Deklaratën e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018

• Të nderuar deputetë, ju ftoj që ta votoni këtë Projektligj, sepse Kosova

– Zbaton të drejtën në territor dhe integritetit

– Zbaton të drejtën për liri të lëvizjes dhe i jep fund izolimit duke përfituar Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Europian

• Ju faleminderit.

Mbetem me shpresë, që këtë adresim ta bëjë në seancën e nesërme!