Haradinaj i reagon doktorit serb: Ti ke falsifikuar krimet serbe në Kosovë

E publikuar: 16/02/2017 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj që aktualisht është në Francë ka thënë se “të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër meje, pa përjashtim, janë shkaktarë ose bashkmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër meje, pa përjashtim, janë shkaktarë ose bashkmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë!

Sot paska dalë edhe njëfarë i ashtuquajtur patolog serb (Zoran Stankoviq), për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme, se e ka bërë të pamundurën që të falcifikojë dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë. Ai qenka ofruar të kryej edhe disa falcifikime të reja për mua!

Logjika “tu them sa nuk më kanë thëne”, nuk funksionon më dhe tani radhën për tu përballur me drejtësinë e kanë ata që shkaktuan gjenocid në Kosovë, në mesin e të cilëve është edhe ky far patologu i Ojdaniqit.
E verteta nuk fshihet, pavarësisht shkathtësive manipulative të disa politikanëve në Serbi, të cilët duke e mbuluar të djeshmën, sot janë maskuar me petk të ri!/Express/