Haradinaj: Rama të merret me problemet në Shqipëri dhe ta ndihmojë aq sa mundet Kosovën

E publikuar: 14/05/2019 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me polemikat mes Edi Ramës, kryeministrit Haradinaj dhe çështjes së kufijve, Haradinaj ka thënë se kryeministri i Shqipërisë duhet ta ndihmojë Kosovën dhe po ashtu t’u përkushtohet problemeve brenda Shqipërisë.

“Aq shumë ka probleme në Shqipëri Edi Rama saqë duhet me ju përkushtu atyre dhe duhet me na ndihmu shumë Edi Rama, duhet me na përkrah”, ka thënë Haradinaj.

“Ne nuk guxojmë të kemi konflikte verbale me qeverinë e Shqipërisë, duhet të punojmë bashkarisht, duhet t’i shohim mundësitë e bashkëpunimin shumë më fuqishëm”.

Ai përmendi kontrollin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku tha se këtu duhet të fokusohen të dy palët, meqë mijëra qytetarë sipas tij, trajtohen sikur janë duke kaluar një shtet tjetër e jo Shqipërinë.

“Duhet të krijohen lehtësira aty, të dy palët duhet të fokusohen më shumë në zgjidhjet e problemeve të qytetarëve”, ka thënë ai.

“Nuk duhet me ra pre e kurtheve të Shqipërisë”.