Haradinaj: PDK-ja të mos më çojë selame, nëse i prishi raportet me Amerikën – unë dorëhiqem

14.03.2019 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: PDK-ja të mos më çojë selame, nëse i prishi raportet me Amerikën – unë dorëhiqem

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e partnerit të tij të koalicionit, Kadri Veseli se ai mund ta lë në lloc cdokënd që prish raportet me Amerikën.

Haradinaj në TV Dukagjini, ka thënë se e kupton Kadri Veselin dhe se ky i fundit nuk po e kërcënon Haradinajn, por vetëm po e këshillon që ta suspendojë taksën.

“Kur je kryetar i Qeverisë je i detyrumë me i pasë analizat e procesve. Unë jam i obligumë me ditë cka po ndodh nëpër botë, ndryshe ma mirë është me shku në ship. Unë e kam pa që koha i ka kushtu vendit tim. Unë s’e di cka është ky dialog. Ma s’pari Avnia e Gjuriqi s’janë taku prej qe një vit. Shiqoni unë e di që kjo ka ndodh, na ka ndodh një lloj evouimi kush cka na ka ndodh. Partnerët e koalicionit e kanë pa si rreziku i prishjes së raporteve me SHBA’në por unë nuk shoh rrezik. Unë mendoj se në një listë të shumë temave, Kosova –SHBA, na jemi ok. Na kemi probleme shumë të mëdha të tjera që na i kërkon Amerika t’i zgjedhim sic janë korrupsioni, luftimi i krimit. Shiqoni është e vërtetë që kjo cështje na i jep disa minusa, por do të fitojmë edhe plusa tjerë, por taksa nuk i prishë raportet me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse dikush konsideron se ai (Haradinaj) po i prish raportet me Amerikën ai dorëhiqet.

“Shiqoni kontrata jonë nuk është e përjetshme obligative dhe në cdo situatë kur PDK e vlerëson dhe kanë gjykimin se po prishemi me aleatin tonë,  atëherë është cështje e tyre. Unë jam i të njëjtit mendim me kryetarin Veseli, nëse vjen puna me i prish marrëdhëniet me Amerikën, unë vetë shkoj në ship. Unë muj e marr një vendim që sun i pajtoj ama unë vetë shkoj në shpi. Nuk i baj vend popullit tem, nuk i baj dam miqësisë me Amerikën, por tashti si gjykohet marrëdhëniet me Amerikën dhe në cka i bazon ato është dicka që duhet me u vlerësu. Nuk është se u prish marrëdhënia o njerëz. Shiqoni ju e dini se qortime i jepni edhe dikujt në shpi, por nuk është kjo kërcënim”, thotë Haradinaj, transmeton Lajmi.net.

Ai ka folur edhe për ‘selamet’ që po ia cojnë figura të larta të PDK’së lidhur me taksën.

“Shiqoni edhe zotin Hoxhaj e kam mik dhe flas shpesh me të, ne jemi partnerë koalicioni dhe nuk kemi nevojë me i bë të fala njëri  tjetrit përmes mediave. Nuk më bëjnë shumë mirë këto, nuk është se më dëmotjnë por nuk i shoh si shumë të mira këto.  Veseli nuk po kërcënon, por po më sqaron, po thotë për hatër të miqve me suspend taksën. Nëse partneri i koalicionit që është kryeministri po i dëmton marrëdhëniet me SHBA’në unë vetëdorëhiqem”, ka thënë Haradinaj.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shala: Një kompani serbe na furnizon me infuzion, duhet ta hetojmë

Shala: Një kompani serbe na furnizon me infuzion, duhet ta hetojmë

Tha se shqiptarët janë nga mali, Pacolli: Nuk e lejoj Bërnabiqin të hyjë në Kosovë

Tha se shqiptarët janë nga mali, Pacolli: Nuk e lejoj Bërnabiqin të hyjë në Kosovë

Kandiq: Varreza masive në Rudnicë është përmendorja për Dikoviqin

Kandiq: Varreza masive në Rudnicë është përmendorja për Dikoviqin

Merkel mohon se ka përplasje me pasardhësen e saj

Merkel mohon se ka përplasje me pasardhësen e saj

Reagon Çitaku: Gruaja e ‘goditur’ rome – Turp dhe marrëzi

Reagon Çitaku: Gruaja e ‘goditur’ rome – Turp dhe marrëzi

Thaçi kritikon BE-në, përmend alternativa kombëtare

Thaçi kritikon BE-në, përmend alternativa kombëtare

Përleshja në nëndegën e LDK-së në Ferizaj, vjen reagimi i partisë

Përleshja në nëndegën e LDK-së në Ferizaj, vjen reagimi i partisë

Krerët e Maqedonisë së Veriut të kënaqur nga raporti i KE-së

Krerët e Maqedonisë së Veriut të kënaqur nga raporti i KE-së

Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

GLPS për Raportin për Kosovën: BE-ja kërkesat e njëjta, perspektiva evropiane po përdoret për politika ditore

GLPS për Raportin për Kosovën: BE-ja kërkesat e njëjta, perspektiva evropiane po përdoret për politika ditore

Pacolli i çon porosi ndërkombëtarëve, pasi Serbia liron zyrtarin kosovar

Pacolli i çon porosi ndërkombëtarëve, pasi Serbia liron zyrtarin kosovar

Halil Kastrati: Sot nis ndërtimi i shtatë shtëpive të reja në Dragash

Halil Kastrati: Sot nis ndërtimi i shtatë shtëpive të reja në Dragash

Basha: Negociatat nuk hapen, Rama e di

Basha: Negociatat nuk hapen, Rama e di

Ministrja Hoxha: Rekomandimet e raportit të progresit, udhërrëfyes për Kosovën

Ministrja Hoxha: Rekomandimet e raportit të progresit, udhërrëfyes për Kosovën

Veseli: PDK nuk është parti e fjalëve, por e vendimeve dhe veprimeve

Veseli: PDK nuk është parti e fjalëve, por e vendimeve dhe veprimeve

LDK reagon ndaj deklaratave të Uran Ismailit për aferën ‘Spitali’

LDK reagon ndaj deklaratave të Uran Ismailit për aferën ‘Spitali’