Haradinaj pas rezultateve të testit PISA: Gjendja në arsim e vështirë

E publikuar: 03/12/2019 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka komentuar rezultatet e fundit të testit PISA, duke thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është e vështirë.

Në rezultatet e testit PISA 2018, Kosova është renditur e treta nga fundi para Republikës Dominikane dhe Filipineve që është e fundit.

“Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për t’u përmirësuar infrastruktura, pagat me ecë përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj.