Haradinaj për Samitin e Shkupit: Nuk shkoj në konferenca të kota rajonale

E publikuar: 20/10/2017 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj, në emisionin Komiteti, ka treguar arsyet të cilat e shtynë ta refuzojë ftesën për të marrë pjesë në samitin e Shkupit, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Malit të Zi, i Shqipërisë dhe i Maqedonisë.

Vetëm pasi u kuptuar se të hënën e kësaj jave Ramush Haradinaj nuk do të shkonte në Shkup në samitin ku do të merrnin pjesë kryeministrat e disa shtetëve të Ballaknit Perëndimor, u aluduan disa arsye të cilat po e ndalonin Haradinajn të merrte pjesë.

Kryeministri Haradinaj në Komitet tregon se ai nuk ka shkoi në samitin e Shkupit për një arsye të vetme. Ai ka vendosur të mos i frekuentoj konferencat rajonale.

Sipas Haradinajt, konferenca e Shkupit ishte organizuar nga kryetari i Odes Ekonimike të Maqedonisë, ftesën e të cilit nuk kishte pse ta pranonte.

Tutje Haradinaj tregoi se ai si shef i qeverisë kosovare nuk e sheh të arsyeshme që vetë përsonalisht të marrë pjesë në organizimet e konferencave rajonale, nga të cilat Kosova nuk sheh asnjë hair.

Kryeministri thotë se ai do të marrë pjesë vetëm në takime bilaterale me homologët e tij dhe me udhëheqës të rëndësishëm ndërkombëtarë, nga të cilat takime mund të varen cështjet si liberalizimi i vizave. /Express/