Haradinaj: Në garë do të futemi të vetëm, pas zgjedhjeve s’kemi vija të kuqe

E publikuar: 29/12/2020 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia që e udhëheq do të hyjë e vetme në zgjedhje, raporton Gazeta Express.
Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një vizite në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK’së.
“Në zgjedhje shkojmë të vetëm nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti pas zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Lideri i AAK’së do t’i prijë listës në garën zgjedhore por nuk do të jetë kandidat për kryeministër.

Ish-kryeministri Haradinaj po synon hapur pozitën e Shefit të Shtetit pas zgjedhjeve që do të mbahen.

AAK’ja që në qeverinë Hoti kishte disa poste ministrore dhe atë të zëvendskryeministrit nuk do të bashkëpunojë me LDK’në para zgjedhjeve në një listë të përbashkët.