Haradinaj: Ndihem i shokuar me sulmin në “Manchester Arena”

E publikuar: 23/05/2017 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjet e viktimave pas sulmit të mbrëmshëm në “Manchester Arena”, ku mbetën të vdekur më shumë se 22 persona si dhe 59 të tjerë janë plagosur. Haradinaj thotë se ndihet i shokuar me sulmin e ndodhur.
“Jam i shokuar me sulmin terrorist në Mançester! Ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm si dhe ka prekur çdo njërin prej nesh. Mendimet dhe lutjet e mia janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për Qeverinë Britanike dhe popullin e saj. Ne jemi të rreshtuar me botën demokratike kundër këtij terrori!”, ka shkruar ai.