Haradinaj: Ma konfiskuan pasaportën – ndihem i ofenduar

E publikuar: 17/06/2015 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinja u shpreh se është i habitur dhe ofenduar me sjelljen e autoriteteve sllovene.

Ramush Haradinja ka folur për Klan Kosovën nga Lubjana.

Tha se ndodhet në hotel, se i është marrë pasaporta dhe se po pret procedurat tjera. Tha se i është kërkuar që të mos e lëshoj Slloveninë, por se nuk i kanë treguar se sa do të zgjasin këto procedura.

Ai u shpreh se është i habitur dhe ofenduar me sjelljen e autoriteteve sllovene derisa tha se për këto sjellje jo të mira ka folur edhe me autoritetet atje, transmeton Klan Kosova.