Haradinaj: Kosovën dhe Bullgarinë nuk e ndanë asnjë temë!

16.04.2018 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Kosovën dhe Bullgarinë nuk e ndanë asnjë temë!

Bullgaria ka një rol tejet të rëndësishëm në rajonin tonë dhe Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim ekonomik dhe politik me këtë vend evropian. Ky ishte qëndrimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, vendi i të cilit që nga janari i 2018-ës kryeson me presidencën e Këshillit të Evropës raporton “Zeri.info”.

“Bullgaria e ka një aleat, Kosovën! Jemi të nderuar me prezencën tuaj në vend dhe vendet tona nuk i ndanë asnjë temë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj në hapjen e takimit, duke shtuar se për të dyja vendet është i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rruga e përbashkët evropiane.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Kryeministri Boyko Borissov mbështetjen e Bullgarisë për rrugën evropiane të Kosovës, si dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe në procesin e njohjeve.

“Kosova ka nevojë për miqtë e saj në procesin e liberalizimit dhe anëtarësimit në BE. Bullgaria është një vend mik nga i cili presim mbështetjen në këtë proces. Kosova do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim ekonomik dhe politik me këtë vend. Ne e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën që mund të kemi partneritet të ngushtë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke shprehur përkushtimin e vendit të tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dyja vendeve, partneritetit ekonomik dhe rrugën e përbashkët evropiane.

“Midis shteteve tona nuk ka çështje të hapura. Synimet tona për investimet infrastrukturore dhe në fusha të tjera e kanë në fokus edhe Kosovën”, ka thënë Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, i cili e ftoi Kryeministrin Haradinaj në një vizitë zyrtare në Bullgari.

Në takim morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba./Zeri

Image

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Plaka që vrau 7 vjeçarin kishte mbi 100 mijë franga borxhe, nuk dihet a ka qenë e sëmurë

Plaka që vrau 7 vjeçarin kishte mbi 100 mijë franga borxhe, nuk dihet a ka qenë e sëmurë

Prestigjiozja amerikane citon ish-diplomatin gjerman: Ky është plani special i Trumpit për Kosovën

Prestigjiozja amerikane citon ish-diplomatin gjerman: Ky është plani special i Trumpit për Kosovën

PDK-ja në Telekom – gjetën punë djali i kryetarit të Shtimes e vajza e ish-zv/ministrit Kajtazi

PDK-ja në Telekom – gjetën punë djali i kryetarit të Shtimes e vajza e ish-zv/ministrit Kajtazi

Arrestohet kunati i biznesmenëve mashtrues indianë që u takuan me Haradinajn, po tentonte të ikte nga Shqipëria

Arrestohet kunati i biznesmenëve mashtrues indianë që u takuan me Haradinajn, po tentonte të ikte nga Shqipëria

Lista Serbe mori pjesë në seancë për të mos i djegur mandatet

Lista Serbe mori pjesë në seancë për të mos i djegur mandatet

Jamie Shea: Më vjen keq për “dëmet kolaterale”, bombardimet ishin të arsyeshme

Jamie Shea: Më vjen keq për “dëmet kolaterale”, bombardimet ishin të arsyeshme

Haradinaj thotë se përkrah mbylljen e kazinove

Haradinaj thotë se përkrah mbylljen e kazinove

Mediat daneze e vlerësojnë turpëruese paraqitjen ndaj Kosovës

Mediat daneze e vlerësojnë turpëruese paraqitjen ndaj Kosovës

Franca pa vija të kuqe në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Franca pa vija të kuqe në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Kosova mbetet e pamposhtur

Kosova mbetet e pamposhtur

Peticioni për ndalimin e BREXIT-it, kalon 1 milion nënshkrime

Peticioni për ndalimin e BREXIT-it, kalon 1 milion nënshkrime

AAK thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

AAK thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

Tensione në protestën opozitare në Tiranë

Tensione në protestën opozitare në Tiranë

Mustafa pyet ku është kufiri me Malin e Zi, kritikon ata që e votuan përfshirë deputetë të partisë së vet

Mustafa pyet ku është kufiri me Malin e Zi, kritikon ata që e votuan përfshirë deputetë të partisë së vet

Ministri Demiri thotë se zyrtarët e AAK-së e familjarët e tyre janë punësuar me meritë

Ministri Demiri thotë se zyrtarët e AAK-së e familjarët e tyre janë punësuar me meritë

Mali i Zi konsideron se korrigjimi i territoreve “nuk është ideja më e mirë”

Mali i Zi konsideron se korrigjimi i territoreve “nuk është ideja më e mirë”