Haradinaj kërkon hetim për aksidentet, thotë se mënyra si po jepen patentat e shoferit mund të jetë shkaktare

E publikuar: 19/03/2019 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë është shprehur i shqetësuar për aksidentet e shumta që po ndodhin në vend, e që shumë prej tyre po përfundojnë me fatalitet, raporton Gazeta Express

I pari i ekzekutivit është deklaruar se duhet një hetim për shkaqet pse po ndodhin këto aksidente.

Tutje, ai ka shtuar se lëshimi i patentave të shoferit dhe mënyra se si po lëshohen këto patenta shoferi mund të jetë një nga shkaqet e aksidenteve fatale.

Kujtojmë se hiç më larg se këtë vikend, tre të rinj kanë vdekur në një aksident në Duhël të Suharekës.