Haradinaj: Ka nisur fushata kundër veteranëve, po etiketohemi si “delja e zezë”

11.09.2019 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Ka nisur fushata kundër veteranëve, po etiketohemi si “delja e zezë”

Përmes një reagimi lidhur me keqpërdorimin e statutit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se ende janë duke u lëshuar certifikata të veteranëve të UÇK-së.

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se veteranët po etiketohen dhe po tentohet të njolloset emri i tyre, transmeton Lajmi.net.

Ai thotë se në këtë kohë ka nis të bëhet fushatë në kohë të zgjedhjeve duke tentuar që në shënjestër të jenë veteranët dhe për këtë ai kërkon nga organet kompetente që të veprojnë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës, veteranët e luftës siç po shihet po sulmohen po etiketohen, në një farë mënyre jemi bërë kujdestarë i së keqes dhe po merremi sikur ajo “Delja e Zezë” e këtij kombi në vend se të ishim trajtuar ndryshe dhe që e meritojmë një çmim krejt tjetër, në kuptimin e vlerësimit sepse janë njerëz të cilët kanë dhënë për këtë komb aq sa kanë dhënë dhe për këtë popull, dhe në fund të fundit edhe këta janë familjarët e dikujt”, tha ai.

“Ne jemi mundu me marrë fakte, ju kemi thënë drejtojuni prokurorisë, mirëpo kohëve të fundit aq fort është ka flitet për ne kanë filluar të flasin dhe unë e kam parë të arsyeshme qoftë edhe ky fakt edhe nëse kjo nuk ekziston, e kemi parë që ka filluar një fushatë duke thënë po lëshohen certifikata, prandaj ne bëjmë thirrje si Organizatë e Veteranëve që nëse janë duke ndodhur këto le të ndërpriten, nëse nuk janë duke ndodhur le të angazhohet edhe prokuroria, nëse nuk janë duke ndodhur le të dalin dhe secili le te sqaron se çfarë është ka bëhet se ne një farë mënyre të pastrohen këto thashetheme, aq ma keq tani në këtë fushatë dhe vinë këtu na ankohen njerëzit jo me emra konkret, por në katund tonin na erdhën 4 në tjetrin 4, për këtë arsye duke e parë që ka filluar një fushatë së pari kundër nesh, qëllimi i kujt është nuk e di sepse ai që e sulmon veteranin e sulmon vetveten, kombin e vet”.

Haradinaj thotë se Organizata e Veteranëve nuk e ka për detyrë që të bëjë verifikimin e listave dhe të atyre se kush është ose jo veteranë.

Ai tha se këto shpifje duhet të ndërpriten dhe Prokuroria të merret me këto raste.

“Por që të mos bëhet edhe një amulli siç e patëm deri tash ne e lëshuam këtë vetëm si tërheqje e vërejtjes të të gjithë atyre që janë kompetent. Organizata e Veteranëve të Luftës çdoherë sulmohet sikur ne jemi që i vlerësojmë ose e vendosim se kush është veteran e ne në fakt ne nuk kemi të bëjmë asgjë aty. Ne kushdo që na vjen me një certifikatë që ka një vulë dhe që është veteran ne na duhet ta pranojmë ta shkruajmë këtu, pa parë parasysh si e ka emrin kush është ka marrë apo s’ka marrë pjesë nuk është detyrë e jona ta verifikojmë”.

“Këto janë bërë edhe më herët, por nuk ka qenë detyrë e jona me verefiku, kjo është detyrë e prokurorisë, mirëpo tash në kohë fushate për ne si veteranë është ma e ndishme dhe nuk deshëm që këto fjalë nëse është e vërtetë deshëm të ndërpriten por nëse nuk është e vërtetë të ndërpriten këto shpifje. Kjo ka dy anë pozitive nuk ka vetëm anën akuzuese në kuptimin se dikush po bënë, por e ka edhe anën mbrojtëse dhe të dalin secili organ që është kompetent të shpjegoj se çka është duke ndodhur ose le të thotë se nuk është duke ndodhur”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shala viziton disa kompani dhe institute në Gjermani, diskuton për mundësitë e bashkëpunimit

Shala viziton disa kompani dhe institute në Gjermani, diskuton për mundësitë e bashkëpunimit

Haradinaj: Ka nisur fushata kundër veteranëve, po etiketohemi si “delja e zezë”

Haradinaj: Ka nisur fushata kundër veteranëve, po etiketohemi si “delja e zezë”

Kthehen në vendlindje eshtrat e kosovarit, i zhdukur para 27 vjetësh në Bosnje

Kthehen në vendlindje eshtrat e kosovarit, i zhdukur para 27 vjetësh në Bosnje

Dështon takimi i liderëve për Ligjin e Prokurorisë Publike

Dështon takimi i liderëve për Ligjin e Prokurorisë Publike

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

Inflacioni vjetor në Kosovë arrin në 2.7 për qind

Inflacioni vjetor në Kosovë arrin në 2.7 për qind

“Serbët e Kosovës s’kanë guxim të votojnë kundër Listës Serbe”

“Serbët e Kosovës s’kanë guxim të votojnë kundër Listës Serbe”

FSK-ja trajnon Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

FSK-ja trajnon Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

Presidenti Thaçi i kërkon “Toyotas” investime në Kosovë

Presidenti Thaçi i kërkon “Toyotas” investime në Kosovë

Scott: Kosova, një nga pengesat më të vështira në marrëdhëniet SHBA- Serbi

Scott: Kosova, një nga pengesat më të vështira në marrëdhëniet SHBA- Serbi

Pacolli takon ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Pacolli takon ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Kryen vepra penale, brenda një dite ngriten 70 aktakuza në Kosovë

Kryen vepra penale, brenda një dite ngriten 70 aktakuza në Kosovë

Kadriu thotë se s’bëjnë më koalicion me PDK-në

Kadriu thotë se s’bëjnë më koalicion me PDK-në

OVL: Janë duke u lëshuar ende certifikata të veteranëve të UÇK-së

OVL: Janë duke u lëshuar ende certifikata të veteranëve të UÇK-së

Schilling: BE-ja duhet ta emërojë një të dërguar special për dialogun Prishtinë – Beograd

Schilling: BE-ja duhet ta emërojë një të dërguar special për dialogun Prishtinë – Beograd

Krasniqi: Mos bëni lojë me kufirin, nuk është pronë e asnjë individi

Krasniqi: Mos bëni lojë me kufirin, nuk është pronë e asnjë individi