Haradinaj falënderon kongresistin Engel që po angazhohet për lirimin e tij (VIDEO)

E publikuar: 23/03/2017 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, për mbështetjen ndaj tij dhe Kosovës.
“Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE. Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.

“Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel”.
Një falënderim nga zemra për kongresistin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, Eliot Engel, mbajti të mërkurën një fjalim mbi politikën e Shteteve të Bashkuara karshi Kosovës, shkruan Lajmi.net.

Atje, kongresisti amerikan ka folur edhe për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ka theksuar se është e papranueshme që Serbia po abuzon me Interpolin për të synuar mbajtjen dhe ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës.