Haradinaj: AAK përkrahë kërkesën e Bekim Jasharit për rritjen e buxhetit për Skenderaj

E publikuar: 28/12/2020 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë të ditur se do ta përkrahë kërkesën e kryetarit të Skenderajt Bekim Jashari për rritjen e buxhetit të kësaj komune.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

“Grupi Parlamentar i AAK-së do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për amendamentin që ka te bëjë me rritjet buxhetore për këtë komunë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky amendament ka të bëjë me rritjen e buxhetit në komunën e Skenderajt, ku do të bëhet edhe vazhdimi i punimeve në objektin e dëshmorëve në Skenderaj.