Hapja e udhëkryqit në Komoran, deklarohet Komuna e Drenasit

03.10.2019 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hapja e udhëkryqit në Komoran, deklarohet Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit ka sqaruar se hapja e ish-udhëkryqit të Komoranit është në kundërshtim me ligjin.

“Fillimisht, për hapjen e ish-udhëkryqit të Komoranit do të duhej të ndiqen procedura të nevojshme, si dhe të bëhen vlerësime nga ana e ekspertëve të komunikacionit, dhe se asnjë person, në asnjë rrethanë, nuk mund të marr vendime të kësaj natyre, pa respektuar në përpikëri legjislacionin në fuqi, ku në rastin e lartcekur nuk është prezantuar asnjë vendim, pëlqim apo leje”, thuhet në sqarim, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë sqarimi i plotë i Komunës së Drenasit:

Komuna e Drenasit, lidhur me deklarimet për hapjen e ish-udhëkryqit të Komoranit, ndjen për obligim të sqaroj qytetarët dhe opinionin e gjerë, se veprimet e disa individëve që dëshirojnë të përfitojnë politikisht, përveç që janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, të njëjtat janë edhe dashakeqe dhe paraqesin rrezik për sigurinë në komunikacion.

Fillimisht, për hapjen e ish-udhëkryqit të Komoranit do të duhej të ndiqen procedura të nevojshme, si dhe të bëhen vlerësime nga ana e ekspertëve të komunikacionit, dhe se asnjë person, në asnjë rrethanë, nuk mund të marr vendime të kësaj natyre, pa respektuar në përpikëri legjislacionin në fuqi, ku në rastin e lartcekur nuk është prezantuar asnjë vendim, pëlqim apo leje.

Për këtë çështje, duke marrë parasysh shqetësimin e qytetarëve tanë, Inspektorët Komunal me mirëkuptim kanë kërkuar të informohen nga Ministri në largim, Pal Lekaj, se a ka vendim të kësaj natyre. Mirëpo, të njëjtit nuk kanë hasur në bashkëpunim, dhe për më tepër ata kanë marrë kërcënime nga ana e Ministrit Lekaj, i cili iu është përgjigjur se mund të inicioj ‘Kallëzime Penale’ për inspektorët tanë.

Të nderuar qytetarë të Drenasit, të gjithë e kemi të njohur faktin për numrin enorm të aksidenteve të shkaktuara në atë pjesë para ndërtimit të Autostradës M9, dhe vetëm mendimi për hapjen e tij pa asnjë analizë të ekspertëve, nënkupton rrezikim të gjithë atyre që kalojnë në atë pjesë, duke marrë parasysh se është autostrada më e frekuentuar në Kosovë.

Të nderuar qytetarë, veprimi i djeshëm i pa precedent dhe i papërgjegjshëm, ka shkaktuar edhe aksidente komunikacioni, për të cilat veprime organet e sigurisë do të duhej që të ndjekin procedurat e nevojshme, në mënyrë që shkaktarët e këtyre aksidenteve të vihen para përgjegjësisë.

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të mos bini pre e provokime të disa individëve, të cilët tentojnë të shkaktojnë vetëm konfuzitet për përfitime të ulëta, sepse edhe ata e kanë të njohur faktin që një gjë e tillë, nuk mund të bëhet pa ndjekje të procedurave.

Qytetarë të nderuar, ashtu siç jeni të informuar, kryetari Lladrovci ka qenë faktori kyç që rruga katër korsi të kaloj përmes Komoranit, duke ju mundësuar të gjithë banorëve dhe bizneseve të kenë qasje me të lehtë, rrjedhimisht zhvillim ekonomik të kësaj pjese.

Andaj, kryetari Lladrovci dhe Komuna e Drenasit është duke punuar vazhdimisht që çështja e ish-udhëkryqit të Komoranit të zgjidhet me rastin e ndërtimit të rrugës me katër korsi Skenderaj – Drenas – Komoran.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bekë Berisha: Albin Kurti ka përgjegjësi për mos lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

Bekë Berisha: Albin Kurti ka përgjegjësi për mos lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Policia kërkon këtë person, dyshohet për dhunim

Policia kërkon këtë person, dyshohet për dhunim

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”,   hapi i parë drejt paqes në Libi?

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”, hapi i parë drejt paqes në Libi?

Osmani: LDK nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, besoj në marrëveshje

Osmani: LDK nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, besoj në marrëveshje

Janë  publikuar mesazhet, Bonucci e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus

Janë publikuar mesazhet, Bonucci e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus

Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me  veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të  institucioneve

Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve

Në Vetëvendosje po thonë se do të  bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa, por kur nuk dihet!

Në Vetëvendosje po thonë se do të bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa, por kur nuk dihet!

Thaçi: I kemi përmbushur kriteret për viza, mirëpo shtetet e BE-së nuk janë unike

Thaçi: I kemi përmbushur kriteret për viza, mirëpo shtetet e BE-së nuk janë unike

Tenori Ramë Lahaj: Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji si Edi Rama, që e paditi Ramush Haradinajn

Tenori Ramë Lahaj: Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji si Edi Rama, që e paditi Ramush Haradinajn

Lumezi: Është fakt i njohur se besimi i qytetarëve ne sistemin e drejtësisë është i ultë

Lumezi: Është fakt i njohur se besimi i qytetarëve ne sistemin e drejtësisë është i ultë

Lajçak ka thënë se, BE-ja duhet të ushtrojë ndikimin e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose do të përballet me rreziqe

Lajçak ka thënë se, BE-ja duhet të ushtrojë ndikimin e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose do të përballet me rreziqe

Është gjetur pa shenja jete një grua në Pejë

Është gjetur pa shenja jete një grua në Pejë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje: Mund të ketë zgjedhje të reja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje: Mund të ketë zgjedhje të reja

Për shkak të një audio-incizimi, jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës

Për shkak të një audio-incizimi, jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës

Afaristët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë: Këto janë problemet e shumta me të cilat po ballafaqohemi

Afaristët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë: Këto janë problemet e shumta me të cilat po ballafaqohemi