Halil Matoshi: Të ndalen aktet terroriste- qofshin ato konspirative ose të VV-së!

E publikuar: 07/03/2016 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti Halil Matoshi ka reaguar ndaj rrëzimit të kamionit me mallra nga Serbia dhe ndaj djegies së veturave private të disa zyrtarëve të lartë të shtetit. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se rrëzimi i kamionit në një prej rrugëve nacionale, është thjeshtë terrorizëm, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, djegien e veturave, që sipas tij ende nuk u sqaruan, e bën të besoj se po ndodhin aksione konspirative të modelit “Flamujve të rremë”

Shënimi i plotë i Matoshit:

Ndal akteve terroriste – qofshin ato akte konspirative ose te VV-se!

Rrotullimi i kamioneve me mallna rrugeve te randesise nacionale asht thjesht terrorizem dhe te barazon me vendet ku vriten turistat e huej per shkak te fese, kombit, ideologjise ose thjesht parave dhe shkasi ma mjeran nji Iphone ose nji zinxhiri p’ej ari!

Djegia e veturave zyrtare ose private (pos njeriut edhe prona asht e shenjt ne shoqnite demokratike) ndonese ende akte te pasqarueme me ban me besue se po ndodhin aksione konspirative te modelit te “Flamujve te rreme.”

Nese nuk jane keto vepra te Levizjes Vetevendosje!, kreu i saj duhet qarte me u distancu nga dhunimi i prones – perndryshe – dikush qe e ka shpike dhe influencue kete “metode politike” po e drejton kete levizje kah fundi i saj i shpejte dhe i domosdoshem!???

Ende po mendoj se adresen duhet me e lype te ata qe u konvenon dhuna per me i mbajte levat e pushtetit dhe qe e duen fundin e VV-se!???

Nese vertet VV-ja mesyn pushtetin politik me metoda te tilla fashiste atehere ose duhet me kerku falje publike dhe me u terheq nga kjo strategji ose duhet me e ble nji dry t’madh per organizaten dhe Albin Kurti me u ndal i mbrami me i shyme dritat!

P.S.

Nese policia (organet e ndjekjes dhe ato hetimore) nuk i zbardh shpejt keto raste, dhe fajtoret me i nxjerr para drejtesise, hija e zeze bie mbi shtetin! /Blic/