Haki Abazi: Vetëvendosje ka vetëm qytetarët partnerë koalicioni

E publikuar: 10/04/2020 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se partia e tij ka vetëm një koalicion – atë me qytetarët.

Ai këtë e tha pas letrës së presidentit Thaçi dërguar kryeministrit në detyrë Kurti që të jep emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

“LVV ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh- vetëm me qytetarët e vendit që jetojnë këtu apo në mërgatë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Vetëvendosje ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas pandemisë.

Sidoqoftë, njohësit e Kushtetutës kanë thënë se nuk parashihet ndonjë afat se kur duhet që Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet, të dorëzojë në Presidencë emrin e mandatarit.