Hajni i televizorëve arrestohet në Prizren

E publikuar: 24/10/2016 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës gjatë ditës së shtunë në rajonin e Prizrenit ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti kishte vjedhur një televizor dhe disa pajisje për internet në shtëpinë e një gruaje.

Policia gjatë hetimeve ka identifikuar edhe personin i cili kishte blerë gjësendet e vjedhura të cilat më pas i janë konfiskuar, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu gjatë kontrollit tek i dyshuari i dytë, është gjetur dhe konfiskuar edhe një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.