Hahn: Perspektiva evropiane, garancia e vetme për Ballkanin

07.11.2019 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hahn: Perspektiva evropiane, garancia e vetme për Ballkanin

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor është garancia e vetme për zhvillimin e këtij rajoni.

Hahn tha se duhet bërë gjithçka e mundur për të tejkaluar vakuumin, i cili është krijuar pas vendimit të Këshillit Evropian për të shtyrë datën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Motivimi më i madh i këtyre vendeve është mundësia e anëtarësimit në BE, tha Hahn.

“Ballkani Perëndimor nuk është një periferi e Evropës, por pjesë e Evropës. Nuk mund të kemi një situatë ku e gjithë popullsia mbetet prapa. Do të gjendeshim në vakuum dhe kjo do të mund të krijonte rrezik për sigurinë”, tha Hahn, duke folur para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai theksoi se perspektiva evropiane gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Nga pikëpamja serbe, ideja e një marrëveshjeje midis dy vendeve do të kishte kuptim vetëm nëse do të ekzistonte perspektiva e pranimit në BE”, tha Hahn.

Ky ishte adresimi i fundit i tij si komisonar përgjegjës për zgjerimin.

Hahn do të jetë komisionar edhe në përbërjen e re të Komisionit Evropian – që pritet të nisë punën muajin e ardhshëm – por do të trajtojë çështjet e buxhetit.

Në tetor, Këshilli Evropian nuk është pajtuar për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton rel.

Kundërshtimet më të mëdha kanë ardhur nga Franca, e cila ka kërkuar nga këto dy vende të vazhdojnë reformat, por ka theksuar edhe nevojën e reformimit të vetë BE-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Dita e vetëdijesimit për rrezikun e përdorimit të antibiotikëve

Dita e vetëdijesimit për rrezikun e përdorimit të antibiotikëve

“Shokohen” serbët: Blejnë çokollatat, kur i hapin u del harta e “Shqipërisë së Madhe”

“Shokohen” serbët: Blejnë çokollatat, kur i hapin u del harta e “Shqipërisë së Madhe”

Ndërrohet komanda, ky është Komandantit i ri i KFOR-it në Kosovë

Ndërrohet komanda, ky është Komandantit i ri i KFOR-it në Kosovë

“Qasja e BE-së ndaj Kosovës e padrejtë – qytetarët meritojnë lëvizje të lirë”

“Qasja e BE-së ndaj Kosovës e padrejtë – qytetarët meritojnë lëvizje të lirë”

​Ushtarët e FSK-së ia shpëtojnë jetën një qytetari

​Ushtarët e FSK-së ia shpëtojnë jetën një qytetari

BQK-ja do të “sqarojë” rritjen e tarifave para protestave të paralajmëruara

BQK-ja do të “sqarojë” rritjen e tarifave para protestave të paralajmëruara

Qeverisë së re i kërkohet ta rimendojë qasjen ndaj integrimit

Qeverisë së re i kërkohet ta rimendojë qasjen ndaj integrimit

Avdyli i LDK’së: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Avdyli i LDK’së: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Matoshi i thotë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar

Matoshi i thotë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar

​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

Valon Murati: Është thyer miti se Shqipëria s’e do bashkimin kombëtar

Valon Murati: Është thyer miti se Shqipëria s’e do bashkimin kombëtar

Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

Alarmuese: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Alarmuese: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Lirak Çelaj beson shumë se bashkimi kombëtar do të ndodhë

Lirak Çelaj beson shumë se bashkimi kombëtar do të ndodhë

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar