Gucati: Qeveritarët i bënë 3000 veteranë pa qenë në luftë

20.10.2016 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gucati: Qeveritarët i bënë 3000 veteranë pa qenë në luftë

Kryetari i ri i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, thotë se listën e veteranëve e ka fryrë vetë Qeveria. Ai thotë se qeveritarët kanë sjellë mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë, për të cilët Gucati thotë se nuk e dinë ku kanë qenë në luftë.

Numrin e madh të veteranëve nuk e sheh problem për buxhetin e shtetit kryetari i ri i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” flet për listat e veteranëve, për të cilat thotë se nuk janë fryrë nga komandantët apo organizatat e dala nga lufta, por nga vetë Qeveria.

Ai thekson se ishin pikërisht qeveritarët, pa specifikuar me emra, që sollën mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë, për të cilët Gucati thotë se nuk e dinë se ku kanë qenë në luftë.

Në këtë intervistë Gucati flet edhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Vlerat e Luftës, në mënyrë që vlerat e saj të mbrohen me ligj, që të mos fyhet lufta e UÇK-së dhe jo gjithkush pa fakte të dalë e të flasë në emër të UÇK-së.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Gucati thekson se nuk do të gjendet asnjë fakt se UÇK-ja ka kryer krime.

Me ligj të rregullohet se kush mund të flasë në emër të UÇK-së

Zëri: Z. Gucati, sapo keni marrë detyrën e kryetarit të OVL-UÇK-së, cili është plani apo synimi juaj për këtë mandat sa do të jeni kryetar i organizatave të dala nga lufta?

Gucati: Unë si kryetar i ri i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pikë së pari e kam për synim rishikimin e Ligjit për Veteranët e Luftës. Ne do të insistojmë bashkërisht me shokë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lufta e shenjtë të mbrohet me ligj e të mos ketë dikush të drejtë ta fyejë luftën dhe të dalë e të flasë gjithkush në emër të UÇK-së

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Qeveria ndan 1.2 milion euro për lobim për anëtarësimin në INTERPOL

Qeveria ndan 1.2 milion euro për lobim për anëtarësimin në INTERPOL

Vuçiqi sërish paralajmëron “kompromise të dhimbshme” me Kosovën

Vuçiqi sërish paralajmëron “kompromise të dhimbshme” me Kosovën

Kuvendi i Maqedonisë pritet të votojë për ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Maqedonisë pritet të votojë për ndryshimet kushtetuese

LDK: Vetëm zgjedhjet e nxjerrin vendin nga kriza institucionale

LDK: Vetëm zgjedhjet e nxjerrin vendin nga kriza institucionale

“Paketa antishpifje do fundosë Ramën dhe ‘kamikazët’ e tij!”

“Paketa antishpifje do fundosë Ramën dhe ‘kamikazët’ e tij!”

Hasani: Dialogun duhet ta udhëheq Haradinaj, jo Thaçi apo Limaj (Video)

Hasani: Dialogun duhet ta udhëheq Haradinaj, jo Thaçi apo Limaj (Video)

Tahiri: Nuk do të lejojmë që grupet kriminale të cenojnë rrugën tonë drejt BE-së

Tahiri: Nuk do të lejojmë që grupet kriminale të cenojnë rrugën tonë drejt BE-së

NATO: Për shndërrimin e FSK-së në Ushtri vendosin autoritetet e Kosovës

NATO: Për shndërrimin e FSK-së në Ushtri vendosin autoritetet e Kosovës

Scott kundër ndryshimit të kufijve: Nuk pranojmë krijimin e shteteve etnike

Scott kundër ndryshimit të kufijve: Nuk pranojmë krijimin e shteteve etnike

Hoxhaj nuk shkon në Beograd, shkak lobimi për INTERPOL dhe viza

Hoxhaj nuk shkon në Beograd, shkak lobimi për INTERPOL dhe viza

Sylejman Selimi uron për ushtrinë nga Burgu i Dubravës

Sylejman Selimi uron për ushtrinë nga Burgu i Dubravës

Në Kosovë shënohen tri raste të reja me HIV/AIDS

Në Kosovë shënohen tri raste të reja me HIV/AIDS

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vjedhje në banka e në markete

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vjedhje në banka e në markete

Maqedonia nën ethet e votimit për ndryshimet kushtuese për emrin

Maqedonia nën ethet e votimit për ndryshimet kushtuese për emrin

Thaçi: Diaspora e Kosovës, me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesore e ekonomisë sonë

Thaçi: Diaspora e Kosovës, me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesore e ekonomisë sonë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë