Guardiola: Real Madridi është mbret i Champions League

E publikuar: 24/02/2020 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola, i ka dhënë një epitet të madh krahas nofkës Real Madridit.

Kjo ka ardhur në prag të ndeshjes që City do ta ketë me mbretërit në kuadër të Champions League, të mërkurën në Santiago Bernabeu.

Guardiola ka shumë përvojë në përballje me Realin nga koha e tij si lojtar dhe më pas si trajner i rivalit të përbetuar, Barcelonës, prandaj ai është në dijeni për detyrën e madhe që e pret Cityn, shkruan SkySports përcjell Klan Kosova.

“Kam luajtur shumë herë ndaj këtij klubi si lojtar dhe si trajner dhe gjithmonë e kam admiruar shumë historinë e këtij klubi”, tha Guardiola.

“E di sa e vështirë është të përballesh me cilësinë e këtyre lojtarëve. Nuk e di sa shumë finale i kanë luajtur ata apo sa herë e kanë fituar trofeun”, shtoi ai.

“Do të përpiqemi ta bëjmë më të mirën, duke e ditur se luajmë kundër mbretit të kësaj gare”, theksoi ai.