Guardiola: Më pëlqejnë idetë e Sarrit, Insigne ka nuhatje të shkëlqyer për portën

E publikuar: 15/10/2017 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pep Guardiola ka folur për kundërshtarin e të martës në mbrëmje, në Ligën e Kampionëve me kryesuesit e Serisë A, Napolin

Trajneri spanjoll ka vlerësuar lojën e tyre dhe idetë e trajnerit Maurizio Sarri, teksa është shprehur se ka admirim për këtë të fundit.

“Ata luajnë futboll të njëjtë me ne, presing të lartë, me pasime të shpejta dhe vertikale. Më pëlqejnë shumë idetë e Sarrit, është nga të paktët trajnerë që e adhuroj”, tha spanjolli.

Guardiola vlerësoi edhe paraqitjet e Lorenzo Insignes, duke i cilësuar atë si futbollistin më të mirë të italianëve.

“Insigne është një lojtar shumë i shpejtë, teknik, i aftë të futet në hapësira të ngushta dhe me një nuhatje të shkëlqyer për portën. Gjithsesi, është edhe loja e skuadrës ajo që ia lehtëson punën”, tha Guardiola.

Ndeshja e ardhshme e Napolit në Serie A është ndaj Interit.

Kurse Man City do të përballët me Burnleyn. /SS/