“Grupi i Kumanovës” mund të ekstradohet në Kosovë për vuajtjen e dënimit

E publikuar: 23/07/2020 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosovarët e burgosur në Maqedoninë e Veriut, konkretisht “Grupi i Kumanovës”, mund të ekstradohet në Kosovë për vuajtje të dënimit.

Kjo është paralajmëruar sot nga ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se një mundësi e tillë e marrëveshjes së ekstradimit është diskutuar mes tij dhe homologes maqedonase.

Selimi ka bërë të ditur se një marrëveshje e tillë mund të arrihet kur rasti i “Grupit të Kumanovës”, të marrë epilog final.

“Në takimin virtual kemi biseduar edhe për trajtimin e kosovarëve në burgjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E di që rasti është ende në pjesën e jashtëzakonshme juridike. I kam treguar që shteti i Kosovës është i gatshëm të lidhë marrëveshje ekstradimi, kurdo që ky rast e mer epilogun. I kam përcjellur mesazhin se Kosova pret që drejtësia të mos jetë diskriminuese”, ka thënë ai.

“Unë e di që është një grup që ka kaluar nëpër një pjesë të sistemit të drejtësisë që është konsideruar diskriminues”, tha në fund ai.