Gruevski me gjasa të vogla për formimin e qeverisë

10.01.2017 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gruevski me gjasa të vogla për formimin e qeverisë

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevski, partia e të cilit VMRO DPMNE-ja ka fituar 51 deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, në 20 ditët në vazhdim do të bëjë përpjekje për formimin e shumicës parlamentare, por ende nuk ka informacione nëse dhe me cilën parti politike ka filluar bisedimet. Për të arritur numrat e nevojshëm prej 61 deputetëve, ai duhet të nis bisedimet me BDI-në e Ali Ahmetit që në zgjedhje ka fituar 10 deputetë.

Por, sa do të arrijë Gruevski të bëjë shumicë parlamentare pas kushtëzimeve që do t’i bëjnë partitë shqiptare me deklaratën e përbashkët është vështirë të parashikohet edhe nga njohësit e çështjeve politike.

Ata janë të ndarë në vlerësime lidhur me këtë çështje, që mund thelloj krizën politike në vend.

“Partitë shqiptare tani më kanë paraqitur kërkesat e tyre, por ato vështirë se do të realizohen nga kushdo qoftë, madje edhe sikur gjysma e tyre të pranohen është e vështirë të realizohen. Veç kësaj, mandatari do të përballet edhe me kërkesa tjera nga bashkësia ndërkombëtare, para se gjithash për nevojën urgjente të vazhdimit të reformave, mbështetjen e Prokurorisë Speciale, por edhe çështje tjera, pa anashkaluar kontestin e emrit me Greqinë”, thotë analisti Mitko Gaxhoski.

Por, Aleksandar Panvov, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i institutit për demokraci, beson se BDI-ja do t’i përmbahet parimit që vet e ka imponuar që qeveria të formohet nga partitë fituese në bllokun shqiptar dhe maqedonase dhe së bashku me VMRO-në të bëjnë shumicën e re parlamentare. Nëse ndodhë e kundërta, Pandov thotë se kjo nuk do të ishte mirë për BDI-në.

“Unë besoj se VMRO DPMNE-ja do të arrij të formojë qeverinë me BDI-në. Nuk e përjashtoj mundësinë që partia e Ahmetit, me urdhër të ambasadave të huaja, apo presioneve nga jashtë, të bëj përpjekje që të ikë nga ajo që nuk është kushtetuese, apo nga ajo që është bërë praktikë që partitë fituese formojnë qeverinë. Por, në nëse kjo ndodhë, unë vlerësoj se do të ishte e dëmshme si për BDI-në ashtu edhe për Ali Ahmetin si politikan”, vlerëson Pandov.

Analistët maqedonas vlerësojnë se kërkesat e partive shqiptare janë kundër kushtetuese dhe si të tilla vetëm se mund të thellojnë edhe më shumë krizën politike në vend.

Por, ndryshe vlerëson Mersel Bilalli, ish politikan dhe profesor i sistemit politik në Universitetin Fon të Shkupit.

Ai është i bindur se qeveria e re do të formohet pa VMRO DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, si shkaktarin kryesor, sipas tij, për krizën e rëndë në të cilën ndodhet Maqedonia tani dy vite e gjysmë. Pas dështimit të Gruevskit, siç shprehet Bilalli, mandati për bërjen e qeverisë do ti kaloj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Mendoj se nuk ka gjasa as teorike që ai të formojë qeverinë e re. Është një lojë politike nga ana e tij dhe besoj se shumë shpejt edhe ajo do të përfundoj dhe gjërat do të përfundojnë ashtu siç duhet të përfundoj. Në rast se partia e parë nuk formon qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së dytë”, thotë Bilalli.

Ndërsa sa i përket partive shqiptare, ato sipas tij veprojnë në bazë të udhëzimeve të faktorit ndërkombëtar i cili edhe ka barrën kryesore për zgjidhjen e krizës politike. Bilalli thotë se synimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare është formimi i një qeveri pa VMRO-në.

“Unë mendoj se partitë shqiptare janë nën ndikimin e fuqishëm të faktorit ndërkombëtar, i cili u jep atyre orientimet e përgjithshme dhe vendosmërisht qëndron në atë se Maqedonia duhet të lëviz nga reformat dhe të largohet nga diktatura dhe nacionalizmi”, thotë Bilalli.

Analistët shqiptarë kërkesat e partive politike shqiptare i vlerësojnë si reale, port ë vonuara. Ata thonë se këto kërkesa janë aktuale tani 25 vjet demokraci, por asnjëherë nuk janë shtruar për zgjidhje si tani me deklaratën e përbashkët.

Nga partitë politike shqiptare, lëvizja Besa si forca e dytë politike dhe Aleanca për Shqiptarët disa herë janë deklaruar kundër një koalicionimi me VMRO-në. BDI-ja edhe ajo nuk e përjashton një mundësi të tillë, madje ka deklaruar se mund të mbetet në opozitë nëse gjejnë mbështetje kërkesat e deklaratës së përbashkët. (REL)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetar / praktikant
artikull i sponzorizuar


Duda Balje i bindet Erdoganit – largon fëmijët nga shkolla e Gulenit

Duda Balje i bindet Erdoganit – largon fëmijët nga shkolla e Gulenit

Kurti i ndërron fjalët në fushatë, tani ka respekt për flamurin e Kosovës

Kurti i ndërron fjalët në fushatë, tani ka respekt për flamurin e Kosovës

Në Spitalin e Ferizajt Vdes Nëna me Fëmijën e saj

Në Spitalin e Ferizajt Vdes Nëna me Fëmijën e saj

Sulmohen me armë zyrat e PDK-së në Skenderaj

Sulmohen me armë zyrat e PDK-së në Skenderaj

Merkel për sulmin në Manchester: Jemi përkrahë popullit britanik

Merkel për sulmin në Manchester: Jemi përkrahë popullit britanik

Çeku mbetet jashtë liste, thotë disa fjalë për Kadri Veselin

Çeku mbetet jashtë liste, thotë disa fjalë për Kadri Veselin

Haradinaj: Ndihem i shokuar me sulmin në “Manchester Arena”

Haradinaj: Ndihem i shokuar me sulmin në “Manchester Arena”

Limaj në gjykatë për rastin MTPT

Limaj në gjykatë për rastin MTPT

Kryetarë komunash garojnë në zgjedhjet nacionale për t’iu ndihmuar partive

Kryetarë komunash garojnë në zgjedhjet nacionale për t’iu ndihmuar partive

Veseli ngushëllon familjarët e viktimave në Manchester

Veseli ngushëllon familjarët e viktimave në Manchester

Komisioni Evropian reagon për sulmin brutal në Manchester

Komisioni Evropian reagon për sulmin brutal në Manchester

Strategjia e partive për mbledhje të votave

Strategjia e partive për mbledhje të votave

E konfirmon shefi i policisë: Sulmi u krye nga një kamikaz

E konfirmon shefi i policisë: Sulmi u krye nga një kamikaz

Hoti: Britania e Madhe si vatër e demokracisë do ta tejkalojë edhe këtë sfidë

Hoti: Britania e Madhe si vatër e demokracisë do ta tejkalojë edhe këtë sfidë

Djaloshi nga Mitrovica ia pa sherrin Facebook-ut, ja çka i bëri Policia e Kosovës

Djaloshi nga Mitrovica ia pa sherrin Facebook-ut, ja çka i bëri Policia e Kosovës

Nishani, ngushëllime për viktimat në Manchester dhe solidaritet me Britaninë e Madhe

Nishani, ngushëllime për viktimat në Manchester dhe solidaritet me Britaninë e Madhe