Gruaja e ministrit Krasniqi: Vetura ishte e imja, jo e Memlit

E publikuar: 24/02/2016 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meliza Krasniqi, gruaja e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi në një reagim pas djegies së veturës, ka thënë se vetura të cilën persona ende të panjohur e kanë djegur është e saj, me të cilën i bartë fëmijët, e jo e ministrit Krasniqi.
Lexoni të plotë postimin e saj në Facebook:

“Qysh bre nuk ju vjen MARRE, a jeni njerëz ju a çka????

Është vetura jem o njerez, veturen cilen e vozis une jo Memli, me veturen te cilen i bart femijet e mi!!! Femijet qe jane te moshes 7, 3 e 2 vjec qe nuk punojne se jane ne cerdhe e ne shkolle, qe nuk jane me askend, qe nuk i kane bo kurkujt kurgjo.

E komentet qe po i lexoj jane tmerruese, poshteruese e fyese!

Jam e shokume dhe hala spo muj me besu qe nje shqiptare, nje njeri e ben kete sot” (sic).