Gruaja e Guaidos do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë

E publikuar: 26/03/2019 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fabiana Rosales, një aktiviste nga Venezuela që është edhe bashkëshortja e liderit opozitar, Juan Guaido, është paraparë që ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë në Uashington gjatë së mërkurës.

Atje ajo do të takohet me zëvendëspresidentin, Mike Pence, kanë njoftuar zyrtarë prej Shtëpisë së Bardhë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Pence pritet që ta shpërfaq edhe një herë mbështetjen e Amerikës për Guaidon që është vetëshpallur president i Venezuelës muaj më parë.

Ai është njohur nga shumë shtete si president – përfshirë edhe SHBA-të dhe vende të tjera të mëdha.

Në anën tjetër Nicolas Maduro e ka quajtur atë marionetë të SHBA-së.