Gruaja e Buffonit ia kthen motrës së Ronaldos: Pse komenton në rrjete sociale?!

E publikuar: 20/06/2020 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një polemikë lindi nga rrjetet sociale, pas finales së Kupës së Italisë, midis Napolit dhe Juventusit, e fituar me penallti nga Napoli i Gennaro Gattusos.

Elma Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, mori në mbrojtje performancën e portugezit në Instagram, duke kritikuar shokët e tij të skuadrës, që indirekt i bën fajtorë, se nuk po japin maksimumin.

Sot erdhi përgjigjja-shigjetë e Ilaria D’Amico, prezantuese e “Sky Sport” dhe bashkëshorte e Gianluigi Buffon:

“Unë i përkas shkollës së vjetër. Anëtarët e familjes (së futbollistit), vëllezërit dhe gruaja nuk i përdorin rrjetet sociale për këtë gjë. Nëse burri ose vëllai do të ishte futbollist, unë do të doja t’ua shprehja mendimet e mia personalisht”, ka thënë D’Amico.

“Nuk është se do të doja që Gigi, ose nëna ime të komentonin për profesionin tim publikisht. Anëtarët e familjes nuk kanë pse të bëhen komentues në rrjetet sociale”. /Telesport/Express/