Griezmann: Nuk largohem nga Atletico gjatë janarit

E publikuar: 21/11/2017 06:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka thënë se nuk mendon të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit dhe se mediat po abuzojnë me deklaratat e tij për të ardhmen.

Ditëve të fundit është folur shumë për të ardhmen e sulmuesit francez të Atletico Madridit.

Janë Barcelona, Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi skuadrat që kanë shprehur dëshirë ta kenë në radhët e veta.

Megjithatë, është vet Griezmann, i cili ka mohuar largimin në janar nga skuadra spanjolle dhe transferimin diku tjetër.

Griezmann nuk po kalon formë të mirë këtë sezon te Atletico (Getty Images)

“Vendosa me dëshirën time të qëndroj te Atletico dhe do të vazhdojë të jem pjesë e skuadrës edhe pas muajit janar, kur të na bashkohen edhe Diego Costa e Vitolo”, ka thënë fillimisht Griezmann për Telefoot.

“Është e vërtetë që nuk po kaloj momente të mira, por po punoj shumë për t’u përmirësuar dhe ndihmuar skuadrën të qëndrojë në vendet e para të renditjes”.

“Të gjithë zërat e transferimeve janë të pabaza, sepse asgjë nuk ka dalë nga goja ime deri më tani”.

“Mediat abuzojnë sepse më pyesin nëse dua të luaj me Neymarin e Mbappen dhe pasi u them po, direkt deklarojnë se Griezmann dëshiron të luajë te PSG-ja”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/