Grezda i lumtur me debutimin, Gerrard fjalë të mëdha për sulmuesin shqiptar

E publikuar: 16/09/2018 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda ka debutuar tek skuadra e tij e re Rangers.

Gjakovari iu bashkua ekipit skocez gjatë afatit kalimtar të verës.

E në ndeshjen ndaj Dunde Fc, Grezda debutoi duke u inkuadruar në lojë në minutën e 77-të në fitoren 4-0.

“Shumë i lumtur me debutimin tim tek RAngers. Fitore e madhe para tifozëve. Ndeshja e parë pas katër muajve”, shkroi Grezda.

Ndërkohë për debutimin e gjakovarit ka folur edhe trajneri Steven Gerrard.

Ish-mesfushori anglez ka thënë se ishin vetëm pak minuta në këmbët e Grezdës dhe se ende nuk është gati.

“Sot ishin vetëm pak minuta në këmbët e tij. Grezda nuk është ende gati. Ai është 60%-70% i gatshëm për ndeshje për momentin, ka ende 2-3 javë që të punojmë që ai të jetë gati”.

“Por mendoj se ndaj Dunde mund të shihnit pak cilësi, pak aftësi të tij. Unë dua një skuadër argëtuese me shpejtësi dhe ritëm. Ai me siguri do të shtojë një gjë të tillë”, ka thënë Gerrard pas ndeshjes.

Edhe ndeshjen e radhës Rangers do ta luaj në shtëpi përballë St Johnstone. /Telegrafi/