Greqi – Kosovë, mbyllet pa fitues, Kosova me lojë më cilësore por pa rezultat

E publikuar: 14/10/2020 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës e zhvilluar të Mërkurën nga ora 20:45, raporton KosovaPress.

Pjesa e parë ishte e barabartë, me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme, por që vendasit e patën mundësin e artë të realizonin gol nga pika e bardhë, por që portieri i Kosovës, Aro Muriq e mbrojti penalltinë.

Në pjesën e dytë, Kosova, u tregua skuadër më cilësore, duke e qarkulluar topin në teren dhe duke krijuar disa raste shumë të mira për shënim.

Megjithatë, rrjetat në fund mbetën të patundura dhe të dy skuadrat morën vetëm nga një pikë.

Pas kësaj ndeshje, Kosova ka dy pikë në grup, kurse Greqia i ka tetë sosh.