Grabiten e më pas vriten dy turistë çekë në Dukagjin

E publikuar: 04/07/2015 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

[E plotësuar] Dy turistë çekë janë vrarë mbrëmjen e së premtes në fshatin Prekal në Dukagjin.

Sipas raportimeve të fundit, dyshohet se dy turistët fillimisht janë grabitur dhe më pas janë vrarë, raporton Tch.

Më herët ishte raportuar se dy persona kishin humbur jetën pas një aksidenti me një mjet fuoristradë, por pas hetimeve të para, policia ka sqaruar se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo më me një aksident.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje

Shkodër: Dy turistë çekë dyshohet se u vranë dhe u hodhën në greminë

Dy turistë çekë humbën jetën, si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 20:30 në rrugën e Dukagjinit, në fshatin Prekal të qytetit të Shkodrës.

Mjeti me të cilin po udhëtonin turistët ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë me lartësi rreth 15 metra. Burime nga Policia e Shkodrës ngrenë dyshimet se dy turistët çekë që udhëtonin me fuoristradën tip “Nissan”, janë vrarë gjatë një tentative grabitje dhe më pas janë hedhur në një greminë.

Dy turistët mbetën të plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës. Turistët çekë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.