Google zbulon aksidentalisht detaje të Pixel 2

E publikuar: 20/09/2017 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google mund të ketë zbuluar aksidentalisht detajet e Pixel 2 më herët sesa kishte imagjinuar.

Një kod i thellësi të aplikacionit Google zbulon disa veçori të cilat besohet se janë pjesë e Pixel 2 ku përfshihet një kornizë e cila ngjeshët.

Disa prej detajeve, të cilat u raportuan nga 9to5Google dhe nuk janë diçka e re për ne, por fakti se janë gjetur prova i bën edhe më të besueshme.

Në mesin e tyre më intriguese ishte një veçoi e quajtur “Squeeze for your Assistant.” I ngjashëm me HTC U11, Pixel 2 do të ketë një komandë e cila aktivizon asistentin virtual duke ngjeshur telefonin.

Një tjetër veçori interesante është diçka e quajtur “routines,” me të cilën përdoruesit me një komandë të vetme mund të kryejnë disa veprime njëherazi.

Diçka e tillë do të ishte shumë e rëndësishme dhe e vyer sidomos për shtëpitë e automatizuara si psh: asistentit i kërkoni të fikë dritën e shtëpisë dhe ai fik njëherazi edhe termostatin.

Së fundi, në kodin e Google u gjetën referenca të “sleep sounds,” tinguj të cilët ndihmojnë përdoruesit të flenë. Gjithashtu janë zbuluar detaje edhe për “Google Bar,” por nuk dihet se çfarë është.

Për të mësuar të gjitha detaje na ngelen pak ditë. Google prezanton Pixel 2 më 4 Tetor. /PCWorld Albanian