Google vijon me strategjinë e dy telefonëve, konfirmohen Pixel 3 dhe 3 XL: Raport

E publikuar: 11/05/2018 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pixel 2 dhe Pixel 2 XL janë telefonët më të mirë në botë. Megjithatë që nga debutimi i gjeneratës së dytë të telefonëve të Google, Pixel 3 dhe Pixel 3 XL kanë ngelur një mister.

Insajderi i njohur i industrisë Evan Blass vendosi të hidhte dritë mbi telefonët e rinj përmes rrjetit social Twitter.

Ky i fundit ka një rekord raportimesh të sakta dhe këtë herë konfirmoi ekzistencën e telefonëve dhe datën e debutimit të tyre.

Duke cituar burime të besueshme Blass tha se Google do të vijojë me strategjinë me dy telefonë, dhe do të vijojnë të jenë të shtrenjtë.

Blass thotë se më 4 Tetor telefonët do të prezantohen për publikun. Google ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për një aktivitet të tillë.

Për fat jo të mirë informacionet rreth harduerit të telefonëve mungojnë. Përflitet edhe për një orë intleigjente me Wear OS, Pixel Watch i cili do ti japë jetë sistemit operativ të Google. /PCWorld Albanian