Google shton tre planete dhe nëntë hëna në Maps for Planets

E publikuar: 17/10/2017 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E zëme se keni një takim biznesi në planetin Venus por s’keni qenë asnjëherë më përpara. Para se të hipni në anijen hapësinore hapni Google Maps për të kërkuar drejtime që të çojnë tek ai.

E çuditshme për ju apo jo? Epo për Google jo edhe aq shumë sepse kompania beson se e ardhmja ka mbërritur.

Gjigandi i rrjetit social publikoi tre planete të rinj dhe nëntë hëna në Google Maps.

Këtu përfshihen hënat e Saturnit Dion, Enceladus, Iapetus, Mimas, Rhea dhe Titan, dhe të Jupiterit Europa, Ganymede dhe Io.

Gjithashtu Google shtoi edhe planetët xhuxh Pluton, Ceres dhe Venus. Sapo të hyni në Google Maps for Planets mund të rrotulloni dhe të kërkoni për objekte hapësinore si dhe të merrni më shumë informacion duke zmadhuar në brendësi të hartës.

Botët e reja vinë falë NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane. Nëse keni kohë të lirë hapni shfletuesin, shkoni në vendodhjen tuaj dhe më pas hyni në modalitetin Satellite.

Në anën e majtë të ekranit do të shfaqen një listë planetesh që mund të vizitoni. /PCWorld Albanian