Google Maps rikthehet në Kinë pas 8 vitesh

E publikuar: 21/01/2018 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google do të ri-lançojë shërbimin e hartave në Kinë pas 8 vitesh mungesë raportoi media financiare Nikkei të Hënën.

Kompania ka ndërtuar një version ueb dhe iOS të Maps posaçërisht për Kinën.

Kur përdoruesit përpiqen të përdorimin funksionet e navigimit të Google, automatikisht transferohen në një aplikacion nga AutoNavi.

Kjo kompani hartash i përket gjigantit të internetit Alibaba. Lajmi erdhi kur Google bashkëpunoi me një firmë kineze në fillim të muajit.

Shërbimi i hartave të Google nuk ofrohet që prej 2010-ës kur kompania refuzoi të censuronte shërbimin me kërkesë të autoriteteve Kineze.

Që atëherë ka mbajtur një prezencë të kufizuar në tregun më të madh në botë të telefonëve. /PCWorld Albanian