Google ka qenë një prej kompanive që ka tentuar blerjen e GitHub krahas Microsoft

E publikuar: 30/06/2018 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ekzekutiv i Google pranoi se gjigandi i kërkimit kishte humbur betejën për blerjen e GitHub. Duke folur për Fortune Magazine ditën e djeshme, Diane Greene, shefja e cloudit konfirmoi spekulimet.

Më përpara ishte spekuluar se Google gjithashtu kishte përgatitur një ofertë krahas asaj të Microsoft.

Themeluesi i GitHub kishte zgjedhur Microsoft falë afrimitetit që kishte me shefin Satya Nadella.

GitHub është një platformë kodimi e cila është bërë mjaft popullore në mesin e zhvilluesve dhe kompanive që ruajnë projektet, dokumentacionet dhe kodet në të.

Apple, Amazon, Facebook, Google e shumë kompani të tjera të mëdha përdorin GitHub.

Janë plot 85 milion depo të hostuara në GitHub me 28 milion zhvillues. /PCWorld Albanian