Google heq 300 aplikacione të cilat përdoreshin në sulme DDoS

E publikuar: 21/09/2017 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pothuajse 300 aplikacione janë hequr nga Google Play Store pasi u zbulua se ishin përdorur për të hakuar telefonët Android të cilët më pas furnizonin me trafik sulmet DDoS.

Google hoqi aplikacione të cilat ofronin shërbime si zile telefoni dhe menaxherë memorjeje pasi u zbulua se përbanin botnetin WireX.

Hulumtuesit pranë Akamai zbuluan WireX pasi një kompania kishte përjetuar një sulm DDoS ku përfshiheshin qindra mijëra adresa IP.

Sulmet DDoS funksionojnë me sasi të mëdha adresash IP një metodë mjaft efektive në rastet kur disa uebsajte dhe shërbime nuk përballojnë fluksin e të dhënave.

Google tha se është në proces të eliminimit të aplikacioneve të cilat sipas disa hulumtuesve kanë infektuar 70,000 pajisje në 100 shtete.

Hulumtuesit e Akamai, Cloudflare, Flashpoint, Google, Team Cymru dhe të tjerë janë bashkuar për të luftuar me botnetin i cili erdhi në vëmendjen e tyre më 17 Gusht. /PCWold Albanian