Gomes thyen këmbën gjatë ndeshjes – kjo është gjendja e tij (VIDEO)

E publikuar: 03/11/2019 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori portugez, Andre Gomes, ka thyer këmbën gjatë ndeshjes së zhvilluar midis skuadrës Everton dhe Tottenham.

Kjo ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes së kundërshtarit Cenk Tosun, i cili u dënua me karton të kuq për këtë veprim.

Pasi u kuptua se Gomes ka thyer këmbën, Tuson u pa i përlotur për këtë incident, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa menaxheri i Evertonit, Marco Silva ka treguar më të rejat për gjendjen e Andre Gomesit.

“Andre është dërguar në spital. Ai është atje së bashku me stafin mjekësor dhe është më mirë të presim për të rejat. Sigurisht, është moment i keq për të gjithë ne si grup. Është më shumë sesa futbolli. Do t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Andres”.

“Të gjithë ndihemi keq për Andren. Dua t’i dërgoj lutjet më të sinqerta atij dhe familjes së tij. Është moment i vështirë dhe, në emër të klubit të Tottenhamit, them se lutjet tona janë me të”.