Goal: Kosova përgatitet për lojën e saj më të madhe ndonjëherë

E publikuar: 20/11/2018 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombi të cilit iu lejua anëtarësimi në FIFA në vitin 2015, ndodhet në prag të njërës ndër arritjet më të mëdha në futbollin ndërkombëtar.

Skuadra kosovare ka bërë një rrugë të gjatë në një hapësire të shkurtër kohore dhe ka kaluar nëpër shumë sfida për të arritur në këtë pikë.

Tani asaj i duhet një fitore ndaj kombëtares së Azerbajxhanit për t’u ngjitur në shkallën ndërkombëtare të futbollit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mesfushori kosovar, Besar Halimi, ka thënë për Goal se “Diçka shumë e madhe mund të ndodhë në Kosovë”

“Ne jemi shumë euforik dhe njerëzit këtu tani janë të çmendur. Loja kundër Azerbajxhanit do të jetë loja më e madhe në historinë tonë”.

“Natyrisht që një barazim është i mjaftueshëm, por të gjithë këtu presin që ne të fitojmë dhe jam i sigurt se do ta mposhtim Azerbajxhanin nëse arrijmë ta shfrytëzojmë potencialin tonë në fushë”.