Gjyqtarët nga Kosova referojnë në Ligën e Evropës

E publikuar: 16/07/2018 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjyqtarët nga Kosova do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në garat evropiane.

Kësisoj njëri nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë vitet e fundit, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në Ligën e Evropës.

Prishtinasi do të gjykojë në shtetin e Norvegjisë, ndeshjen mes Sarpsborg 08 dhe IBV Vestmannaeyjar nga Islanda.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave në Islandë përfundoi me fitore të thellë të ekipit norvegjez 4-0.

Ndihmës të Nuzës në këtë takim do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Ndërkohë edhe gjyqtari i katërt do të jetë nga Kosovar, Visar Kastrati. /Telegrafi/